Albin Kurti me video nga xhipi, njofton se do ta vendosë gurthemelin e një çerdheje në Gjakovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë edhe një video tjetër nga vetura, duke treguar për agjendën e tij ditore.
Në videon e shkurtët 33-sekondëshe, Kurti thotë se po udhëton drejt një fshati të Gjakovës, ku do të vendos një gurthemel të një çerdheje.
“E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë e shoqërisë sonë mbarë, varet nga arsimi ynë”, tha Kurti, duke i përshëndetuar ndjekësit e tij me “mirupafshim”.