Albin Kurti me cirilik në bluzë, Mehmetaj: Ai është Kurti i vërtetë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar fotografinë e Albin Kurti, i cili shihet me një bluzë që ka një mbishkrim në alfabet cirilik.
Ai ka bërë me dije se ai që shfaqet në këtë fotografi është Albin Kurti i vërtetë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se pse lideri i VV-së u radikalizuar ndër vite.
“Ky ka qene dhe eshte Albin Kurti i vertete… Viti 2004, Kosova ende nen rrenoja. Populli ne vuajtje e i traumatizuar, familje shqiptare krejtesisht te pa rehabilituara nga lufta, mijera te pagjetur e Albin Kurti me çirilice ne bluze, udheheqes i nje organizate qe therret ne multietnicitet e te drejta ekskluzive te serbeve ne Kosove. Modern, kozmopolitan.”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Pastaj i erdhen direktivat. Ju tha se duhet te behet “patriot”, te flas per UÇK-ne, luften qe duhej te zgjaste deri ne Bashkim Kombetar. Ju kerkua strategji. Te behet perfaqesues i te gjithe atyre qe lufta e fundit i la me deficit patriotik. T’i shaj ata qe luftuan, t’i ndote motivet e tyre dhe ta krijoje patriotin e ri, ata qe iku ne kohe lufte po Kosoven e do me shume se ai qe luftoi. Albin Kurti u be arsyetimi i nje shumice burrash frikacake. Prandaj sot militanti i tij eshte 60/65 vjecar, pra ai qe ne lufte ishte 35\40 vjecar. Si 35 vjecar iku. U turperua para vetes e familjes. Ballafaqohej edhe me pyetjen: E pse ke ike ti?”, ka shkruar ai.