Albin Kurti i emëron zv.ministra Zef Morinën e Daulina Osmanin - NACIONALE

Albin Kurti i emëron zv.ministra Zef Morinën e Daulina Osmanin

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morinën, si dhe zëvendësministre të Sportit dhe Rinisë, Daulina Osmanin.

Kjo u bë e ditur në komunikatat e lëshuara nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë.

Znj. Osmani ishte zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përgjatë mandatit të kaluar.

Kryeministri Kurti e uroi znj. Osmani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Kryeministri Kurti e uroi z. Morina për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme