Albin Kurti e fshin nga Facebook-u postimin e pazakontë për këshilltarin Ma
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i uroi doktoraturën e dytë këshilltarit Tienmu Ma me anë të një postimi në Facebook ku dukej derisa dëfrehej me kabinetin e tij. Por, ai atë postim të pazakontë megjithatë e fshiu.
Në postimin në fjalë, kryeministri i vendit tregonte edhe temat në të cilat kishte doktoruar këshilltari i tij Ma dhe tregonte festën me një tortë ku shkruhej: “Dr. Dr. Tien”.
Por, duket se Kurti apo administratorët e faqes së tij në Facebook u bënë pishman për këtë postim. Fundja, Facebook-u është rrjeti më popullor në Kosovë, apo jo?
Megjithatë, postimin në fjalë me pamje nga dëfrimi ai e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.