Alban Hyseni merr mësim, s’e nxjerr më telefonin në prani të Kurtit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duket se mëson shpejt, sepse, me gjasë, ka marrë mësim nga një rast që i ndodhi të hënën, kur kryeministri Albin Kurti u kap duke ia shikuar telefonin.
Gjatë një vizite të re në rajonin e Gjilanit të enjten, kryeministri Kurti publikoi një fotografi nga arat e fshatit Miresh. Aty shihet ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke bërë foto “selfie” me kryeministrin, kryetarin e Gjilanit e dy bujq.
Kësaj radhe, kryetari i Gjilanit, Albani, nuk shihet duke e përdorur telefonin. Nuk dihet nëse këtë e ka bërë nga frika se kryeministri do t’ia shikojë përsëri ekranin e celularit personal.