Alarmon Limaj: Me bekimin e Qeverisë Kurti, Serbia po bëhet hisedare e shtetësisë së Kosovës
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës socialdemokrate, ka dhënë një intervistë për Blicin, ku ka diskutuar për dialogun, Asociacionin dhe Qeverinë Kurti.
Në intervistën e tij, Limaj deklaroi se Serbia, përmes Asociacionit, po bëhet hisedare në shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, nëse lejohet vetëmenaxhimi, atëherë do të krijohet një entitet i tretë.
“Serbia përfundimisht me bekimin e kësaj qeverie po bëhet hisedare në shtëtësinë e Kosovës. Marrëveshja politike është bërë Kosovë- Serbi, institucionet e Serbisë legalizohen përmes etnitetit të tretë, lejohet mundësia e drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen, funksionalitetin e këtij etniteti të tretë, financohen nga Serbia të ashtuquajturat institucionet serbe që janë në serbi legalizohen dhe pranohen si legale nga Kosova për të funksionuar arsimi, shëndetësia.” – deklaroi Limaj.