Alarmante: Sindikata e mjekëve thotë se 1500 infermierë do të largohen brenda vitit 2023 - NACIONALE

Alarmante: Sindikata e mjekëve thotë se 1500 infermierë do të largohen brenda vitit 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së kanë shkruar duke treguar se janë duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

Në një postim të tyre në Facebook, ata thonë se deri në vitin 2023 do të largohen 1500 i nfermier, gjë që sipas tyre, padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash

Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve.Sindikata thotë se roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata tutje thonë se roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës

Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme