Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet - NACIONALE

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit janë anuluar për shkak të një raportimi për vendosjen e një mjeti shpërthyes në këtë aeroport, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, “Makfax”.

Raportohet se evakuimi urgjent i punëtorëve dhe i pasagjerëve është duke u zhvilluar, përcjell gazeta “Nacionale”.

Ditëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut ka pasur alarme për bomba në institucione, shkolla, qendra tregtare e ndërtesa banimi.

Vetëm të enjten, në shtetin fqinj u bënë 49 raportime për bomba të vendosura në objekte të ndryshme.

Gazeta “Republika” ka raportuar për përmbajtjen e letrës kërcënuese.

“Shtetasit e Maqedonisë janë bashkëfajtorë në shkatërrimin e vendit tim. Prandaj sot u bashkuam me njerëzit tanë të njëmendimit dhe partinë politike për të bombarduar lokacionet e mëposhtme në Shkup, 8 bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 5 bomba në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski”, një bombë në ndërtesën e FFM-së, një bombë në QT “East Gate”, dy bomba në hotelin “Meriot” dhe një bombë në hotelin “Senigalia”, shkruhet në letrën që sot në mëngjes është dërguar në adresën elektronike të aeroportit të Shkupit.

Në letër ndër të tjera thuhej se bombat po aktivizohen dhe do të shpërthejnë me “lëvizje sizmike”.

“Ne mund ta bëjmë këtë çdo ditë, a e dëshironi këtë?” Sepse fundi nuk ju duket i mirë juve dhe fëmijëve tuaj, qytetarëve, njerëzve. Ose mund të vendosni që më në fund të merrni vendimin e duhur. Pezulloni sanksionet, mu*a”, thuhet në mesazhin kërcënues për bomba.

Lajme të ngjashme