Akuzohet se kërcënoi prokurorin, Zeka deklarohet i pafajshëm në Gjykatë - NACIONALE

Akuzohet se kërcënoi prokurorin, Zeka deklarohet i pafajshëm në Gjykatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zeka ka dalur para trupit gjykues në rastin ku akuzohet për kërcënimin e Prokurorit Special, Afrim Shefiku.

Nacionale po merre pjesë në këtë seancë, ku Zeka ka deklaruar se është i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet.

Kujtojmë se Zeka ka akuzuar prokurorin Shefiku se i njëjti sipas tij ua ka shkatërruar ëndrrat e njerëzve.

Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave” – kishte thënë Zeka.

Lajme të ngjashme