Muja: Në zyret e PDK-së u hartua në masën dërrmuese raporti i Komisionit Hetimor për tekste shkollore - NACIONALE

Muja: Në zyret e PDK-së u hartua në masën dërrmuese raporti i Komisionit Hetimor për tekste shkollore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deputet i VV-së, bashkë me kolegun e tij partiak, Arbër Rexhajn, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilin kanë folur rreth draft-raprotit të Komisionit Hetimor për tekste shkollore.

Në fjalën e tij, Muja ka pasur një pretendim.

Sipas Mujës, në masën dërrmuese, raporti është shkruar në “zyrat e PDK-së”.

Në mbledhjen e fundit, pa e konstatuar kuorumin dhe pa pasur numra për vendimmarrje e propozuan një draft-raporto të cilin shpejt e shpejt e kishin hartuar në zyrat e PDK-së për t’ia paraqitur kryesisë së Kuvendit. Komisioni nuk hartuar dhe miratuar asnjë raport. Raportin të cilin a ta e qarkulluan ose draft-raportin qysh i referohen është, të cilën çuditërish ju referuan ekspertëve që s’kanë qenë në mbledhje, në masën e tij dërrmuese ka qenë i hartuar në zyrat e PDK-së”, ka thënë Muja të shtunën në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme