Aktivistja nga diaspora i kërkon mërgatës të mos manipulohet, i reagon ashpër Kurtit e Gashit
Aktivistja Flutura Zymi i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministres Liza Gashi sa i përket çështjet së diasporës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se mërgata po manipulohet, dhe se Qeveria për të angazhuar mërgatën kërkon nga ata që të jenë “servilë, të heshtin dhe të shpërndajnë fotografi me buzëqeshje”.
“Si një person i mërgatës më lejoni me nda të vërtetën në Kosovë vetëm shkurtimisht injorancën qeveritare, në angazhimin tim personal. E kthyer në Kosovë para 14 viteve me një eksperience në organizatë ndërkombëtare për zhvillimin e institucioneve shtetërore, e angazhuar në bazë vullnetare nga vullneti im në tri vitet e fundit në zhvillimin e poltikave dhe hartimin e ligjeve, më lejoni të ju njoftoj që kjo qeveri ka injoruar çdo angazhim të mërgatës në ndihmën e politikave.” – ka thënë ajo.
Zymi ka treguar edhe shembuj kur janë injoruar, e madje sipas saj, edhe janë etiketuar me ofendime.
“Në rastin e ligjit për kinematografi dhe kulturë jemi angazhuar më shumë se tri mërgimtarë dhe jo vetëm që jemi injoruar por jemi etiketuar me shumë ofendime. Ligji është hartuar nga keqpërdoruesit në favor të monopolit të kinematografisë dhe kemi dëshmi të tëra për injorancën ndaj angazhimit tonë. Njëkohësisht kemi rastin ku kjo qeveri nuk ka leju një intervistë të thjeshtë ta bëj me zoom për personin nga mërgata edhe pse profesionalisht ishte më e përgatitura.” – ka shkruar tutje në Facebook.
Zymi ka thën ëse dy persona nga mërgata janë injoruar për angazhim për trashërgiminë kulturore dhe energjinë e efiçiencës.
“Pra kjo qeveri i ka injoruar dy persona nga mërgata për interesimin e tyre të jenë pjesë e bordit. Angazhimi i një personi nga mërgata për trashëgiminë kulturore është injoruar. Angazhimi i një personi nga mërgata për energjinë e efiçiencës është injoruar. Që tri vite e kërkoj një ramp të vendoset në Parkun e Mirushës që të mos qarkullojnë veturat dhe të mbrohet natyra të cilën Ministria vetë e ka degradu. Por askush nuk vepron.” – tha Zymi.
Ajo tutje ka shtuar se ligjet dhe politika po bëhen për “dosta” me dyer të mbyllura dhe se nëse nuk ke ndonjë përfitim personal, injorohesh.
“Ligjet dhe politikat bëhen zakonisht për dosta me dyer të mbyllura se ku ka dosta ka vota. Pra në realitet nëse nuk je i/ e dëgjueshme, nëse nuk ke ndonjë përfitim personal që e ndani bashkë me dike aty nëpër zyre, thjesht injorohesh. Unë personalisht pas 13 viteve në Kosovën e lirë është dashtë me u kthy në gurbet prapë, e me fillu nga -0.” – tha ajo.