Aktivistja e VV-së: Rroftë Turqia, tani po kuptohet se kush është Erdogani për Kosovën
Aktivistja e VV-së, Donika Gashi, ka komentuar deklaratat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se më në fund të gjithë po e kuptojnë së kush është Erdogani për Kosovën.
“Ma në fund edhe të verbërit e të shurdhërit prej komuniteteve të ndryshme televizivo-analitiko-politike po e shohin e kuptojnë kush osht Erdogani për Kosovën dhe shqiptarët. Rrnoftë Turqia!”, ka shkruar ajo.
Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.
Në një konferencë të përbashkët për medie, Erdogan ka treguar afërsinë që ka pasur ndër vite me Kosovën dhe investimet e bëra në Kosovë.
Sipas tij, investimet turke në Kosovë deri me tani kanë arritur vlerën prej 400 milionë eurosh.