Aktivistja e PSD-së: Deklarimet e Kurtit sot i dëgjuam nga zëri i presidentes në Kuvend - NACIONALE

Aktivistja e PSD-së: Deklarimet e Kurtit sot i dëgjuam nga zëri i presidentes në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e luan rolin e zëdhënëses së Qeverisë.

Duke e komentuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani para deputetëve, ajo ka thënë se qëndrime që sot Osmani i ka shprehur në Kuvend janë deklarimet që i kemi dëgjuar më herët nga Kurti dhe Konjufca.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Rrusta ka thënë se fjalimi i shefes se shteti ishte tendencioz.

Presidentja Osmani është duke e keqpërdorur institucionin në krye të të cilit është. Fjalimi i saj u përcoll me shumë pasaktësi historike, gjuhë propaganduese dhe mungesë etike kur sulmoi oponentët politik të cilët sot janë të burgosur. Sulmimi i atyre që nuk kanë sot mundësi të flasin, sepse padrejtësisht po gjykohen për luftën çlirimtare, nga karriga e presidencës nuk ka gjest më të ulët dhe ky është dëmi që po i bëhet tregimit për Kosovën, dhuratë nga presidentja. Në vend se ta vendoste tërë pushtetin e saj në shërbim të mbrojtjes së krerëve të UCK-së dhe kundër këtij procesi politik, me shumë shkelje, ajo keqpërdorë karrigën. Ky veprim quhet luftë për pushtet”, ka thënë Rrusta.

Ajo ka vlerësua se Osmani e përshkruan luftën e çlirimtare në mënyrë të përçudnuar.

Osmani nuk përmbahet dot prej padurueshmërisë që ka ndaj Thaçit e Veselit, dhe luftës së armatosur. Ajo e përshkruan luftën e armatosur në mënyrë të përçudnuar. S’ka si i ikë faktit historik, prandaj vendosë ta manipulojë atë. Tutje fjalimi i Presidentes na solli ndërmend që ende mbetët pa një agjendë të vetën. E reduktuar komplet në zëdhënëse të Qeverisë. Deklarimet që i kemi dëgjuar nga Kurti, Konjufca e Haxhiu sot i dëgjuam edhe një herë në formën e tyre të përmbledhur nga zëri i presidentes”, ka thënë Rrusta.

Aktivistja e PSD-së e ka kritikuar presidenten e vendit edhe për feminizëm.

Dhe si element i fundit mbetët tema e femicidit të cilën e kishte lënë fare në fund. Një gjë që nuk i rri presidentës është flamuri i feminizmit. Në njërën anë mbron ligjërimin dominant, ndërsa kur vije tema tek femicidi dhe çështjet me bazë gjinore, ajo tenton të arrnohet me nocione, fjalor e shpjegime gjysmake, të huaja për të. Presidentja bie në kundërshtim me vetën. Nuk mund të jemi për barazi dhe të drejtat e njeriut edhe të përkrahim liderë autoritarë e politika segreguese. Presidentja nuk e tha asnjë fjalë për trajtimin e serbëve nga Kryeministri i vendit. Ndërsa kur flet për raportet me Shqipërinë shërbehet me fjalinë e tejkaluar ‘raporte vëllazërore’. Ku janë motrat presidente? Por siç dihet, në kuptimin e z. Osmani për shtetin e Kosovës nuk ekziston shumësia e ndërthurja. Përjashtimi përmes etiketimit është logjika që ka shfaqur. Në fund të ditës, fjalim tendencioz”, ka thënë Rrusta.

Lajme të ngjashme