Aktivisti serb nga Kosova kërcënohet nga një inspektor komunal
Një inspektor konunal ka kërcënuar akivistin serb nga Kosova, Arsenijević.
Të paktën kështu ka raportuar KoSSev përmes një artikulli të publikuar këtë mbrëmje, gjithsesi duke u thirrur edhe në deklarimet e vet aktivistit.
Ai për mediumin në fjalë tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
Tutje, Arsenijević shpalosi detaje të tjera, duke thënë se e kishte telefonuar inspektorin në fjalë, për të diskutuar lidhur me disa gërmime në një shëtitore, gjë për të cilën më pas ai iu ishte përgjigjur shkurtë se kanë lejen e nevojshme.