Aktivisti 'nxehet' në dasmë: Albini lexonte vazhdimisht edhe në veturë libra - NACIONALE

Aktivisti 'nxehet' në dasmë: Albini lexonte vazhdimisht edhe në veturë libra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lulzim Gjaka, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Por, jo në parti apo ndonjë vend tjetër zyrtar. Gjaka e takoi Kurtin, lider i LVV-së, në dasmën e Andin Hotit, djalit të veprimtarit të njohur kombëtar, Ukshin Hoti.

Atmosfera e dasmës, e cila u përcollë me surle e tupana, duket ta ketë emocionuar shumë Gjakën. Aq shumë sa ai u “nxeh” teksa bëri një postim në Facebook.

Gjaka, që është aktivist i LVV-së nga Vushtrria, shkroi se Kurti lexonte vazhdimisht librat e filozofit nga Krusha, Ukshin Hoti. Madje edhe në veturë.

Sonte ishim në dasmën e Andinit, djalit të Bacës Ukë, profesorit e intelektualit të madh shqiptar. Aty ishte edhe Kryeministri Kurti që Bacën Ukë ai dhe vet Lëvizja e ka shtyllë të fortë inspirimi. Kemi pas bë mijëra kilometra në çdo cep të Kosovës dhe së bashku me gjithnjë në veturë kemi qenë të shoqëruar nga librat e Ukshin Hotit të cilat Kryeministri Kurti i lexonte vazhdimisht.”, shkroi z.Gjaka.

Lajme të ngjashme