Aktivisti nga Mitrovica: Kurti duhet të kërkoj falje, Ivanoviq ka marrë pjesë në masakër
Aktivisti politik nga Mitrovica, Besart Peci, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili e përkujtoj pesë vjetorin e vdekjes së politikanit serb Olivier Ivanoviq me fjalë lavdëruese.
Peci mendon se Kurti duhet të kërkoj falje, pasi sipas tij Ivanoviq ka marrur pjesë në masakrën më të madhe në Mitrovicë.
“Oliver Ivanoviç ka marrë pjesë në masakrën më të madhe në Mitrovicë, e njohur si “Masakra e Kovaçëve”, prill, 1999. Masakrën e kishin kryer forcat policore serbe, njësiti Frenkie”, forcat e MUP-it si dhe kriminelet e veriut të Mitrovicës të udhëhequr nga Oliver Ivanoviç.
Të mbijetuarit e masakrës e kanë parë atë te hymjet e banesave të tyre, pak para ndarjes së burrave dhe djemve, për t’i masakruar ata disa orë më pas.” – ka shkruar Peci.
Kujtojmë, se në një komunikatë të vitit 2016, Ivanoviq konsiderohej nga Vetëvendosje si bashkëpjesëmarrës në krimet e Serbisë në Kosovë.
