Aktivisti i VV-së: Ende po bëhen përpjekje për ta nxjerrë Kosovën në pazare
Aktivisti i VV-së, Enis Sulstarova, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në të njëjtën mendësi me aktivistët e tjerë të kësaj partie e ka quajtur flamurin e Kosovës “lara-lara”.
Ai ka thënë se si për të mos mjaftuar që Kosova ka një flamurë të tillë dhe një himn pa fjalë, po kërkohet që të bëhen kompromise tjera.
Në këtë postim të tij, ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, duke i kujtuar se sot Kosova feston përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Pas kësaj, ka replikuar Sulstarova duke thënë se “nuk është kjo fytyra simbolike që do të doja për Kosovën”
Më tej ai ka thënë se se sot ende po tentohet të negociohet për pazare me Serbinë.
