Aktivisti i PSD-së e përqesh keq deputeten e VV-së: Kush po m`i shkruan statuset, kush? - NACIONALE

Aktivisti i PSD-së e përqesh keq deputeten e VV-së: Kush po m`i shkruan statuset, kush?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Talljet me deputeten e VV-së, Adriana Matoshi, të cilës ia shkruan statuset Dejona Mihali, nuk kanë të ndalur.

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka ironizuar me përformancat e deputetes Matoshi në sallën e Kuvendit, e cila jo rrallë vesh bluza me mbishkrime që përmbajnë mesazhe për partitë opozitare.

Krasniqi e ka montuar një përformanrcë të saj, duke shkruar në bluzën e deputetes: kush po mi shkruan statusat, kush?

Ditë më parë, Matoshi, gjatë një seance kishte shkruar në bluzën e saj: Kush ka humb si dinari, kush?

Gazeta Nacionale dje ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, i cili ka ndodhur gjatë seancës parlamentare. Në mesazhe, Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

* Fotografia e Matoshit e postuar nga aktivisti i PSD-së është e modifikuar/montazhuar.

Lajme të ngjashme