Aktivisti i PSD-së i reagon ashpër këshilltarit të kryeministrit: Sharllatan, po e shfajëson shefin
Aktivisti i Partisë Social-demokrate, Bardh Ahmeti, i ka reaguar ashpër Hysamedin Ferajt pas kritikave të tij ndaj protestës kundër Gjykatës Speciale që u mbajt dje.
Ahmeti e ka quajtur “sharllatan” këshilltarin e kryeministrit, derisa ka treguar se askush prej pjesëmarrësve në protestë nuk kishte votuar PRO ligjit që themelonte Gjykatën Speciale.
Feraj ndërkohë pretendoi edhe se protuesit ishin në fakt edhe PRO Zajednicës, pa ofruar ndonjë provë për këto pretendime.
“Po ashtu, asnjëri nga ta nuk ka qenë pro Zajednicës, por janë arrestu e kanë mbajtë burg duke protestu kundër saj, për dallm nga Hysamedini që atëherë e tash veç ka llomotitur,” – ka thënë z. Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Ahmeti ka shtuar se Feraj po sillet në këtë formë duke provuar që të shfajësojë shefin e tij, kryeministrin Albin Kurti.