Aktivisti i PSD-së: A e di dikush a ndalet rryma në Marigona Hill? - NACIONALE

Aktivisti i PSD-së: A e di dikush a ndalet rryma në Marigona Hill?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur me ironi se mos ndokush ka dijeni nëse reduktimet e energjisë vlejnë edhe për lagjen ‘Marigona Hill’.

Ahmeti ka thënë se zgjedhja e kësaj enigma po i duhet në lidhje me një nga ministrat e vendit.

Kujtojmë se, që nga e hëna, më 15 gusht, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

KEDS u arsyetua se vendimi për reduktime është marrë për shkak se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë.

Postimi:

Lajme të ngjashme