Aktakuzë për spiunazh ndaj ish-togerit të Policisë - NACIONALE

Aktakuzë për spiunazh ndaj ish-togerit të Policisë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj B.J, ish-toger në Policinë e Kosovës.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

PSRK, i ka propozuar Gjykatës, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh, vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj B.J., konfiskimin dhe asgjësimin e një arme, para të gashtme në shumën prej 2,000,000.00 dinar Serb, 500 franga zvicerane si dhe 7003 euro, si pasuri e fituar me kryerjen e vepërs penale.

Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin në luftimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, duke vepruar në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjashme