Aktakuzë ndaj dy serbëve, akuzohen për krime lufte - NACIONALE

Aktakuzë ndaj dy serbëve, akuzohen për krime lufte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy serbëve për krime të luftës kundër popullatës civile.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Prokurorisë.

“Më këtë në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria.

Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023, gjenden në masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme