Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve D.H., dhe I.I., për keqpërdorim të detyrës.
Ata dyshohen për fshehje të urdhëresave të gjykatës, kështu duke ju mundësuar të dënuarve ti shmangen dënimit.
“Sipas aktakuzës, nga data 4 prill të vitit 2022 e deri me datë 26 janar 2024, në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, D.H., në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm Sistemit Gjyqësor.”, thuhet në njoftim.