Aktakuza e re kundër Krasniqit, Visar Azemi: 37 milionëshi s’është veç shifër, është grabitje e xhepave të qytetarëve - NACIONALE

Aktakuza e re kundër Krasniqit, Visar Azemi: 37 milionëshi s’është veç shifër, është grabitje e xhepave të qytetarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës së re për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai ka thënë se dëmi prej 37 milionë eurove nuk është veç shifër por grabitje e xhepave të qytetarëve.

Shkrimi i tij:

Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit tregon hapur se keqqeverisja në sektorin energjetik ka arritur kulmin.

Dëmi kolosal prej 37 milionë eurosh, i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë viteve 2021-2023, nuk është thjesht një shifër – është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse.

Emërimet politike, mungesa e mbikëqyrjes dhe dështimet në KEK kanë shkatërruar një nga asetet më strategjike të Kosovës.

Kjo qeveri, që refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme në KEK, i ka lënë qytetarët në errësirë, me mungesë energjie dhe me fatura të shtrenjta.

Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt!

Lajme të ngjashme