Aktakuza e re e Speciales, Mehmetaj: S'duhet të jesh ekspert për të kuptuar që ajo është banale në vetvete - NACIONALE

Aktakuza e re e Speciales, Mehmetaj: S'duhet të jesh ekspert për të kuptuar që ajo është banale në vetvete

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në dritën e aktakuzës së fundit të Gjykatës Speciale me dyshimet për ndikim në dëshmitarë e pengim të drejtësisë, bëri që për dy ditë me radhë të ketë seanca në Hagë, gazetari Lirim Mehmetaj foli për absurdin logjik në përmbajtjen e saj.

Sipas Mehmetajt, për të kuptuar banalitetin e aktakuzës nuk mjafton “me qenë ekspert ose jurist i provuar”.

“Sa i përket situatës së fundit, është vetëm një përplotësim i krejt rrjedhës dhe zhvillimeve të Gjykatës Speciale. Kemi mujtë me pa aktakuzën se është vetëm 14 faqe dhe nuk besoj se duhet me qenë ekspert ose jurist i provuar për me kuptu që ajo është banale në vetvete. Për shembull, unë kam parë vepër për tentim vrasje, ekziston. Veç vepër për tentim të tentimit të vrasjes kurrë s’kam parë. D.m.th., këtu ka tentim për tentim të ndërhyrjes. S’mundesh me thanë tentim për tentim për ndërhyrje. Jo vetëm juridikisht, por kjo edhe logjikisht nuk ka kuptim.” – tha ai në “Debat Plus”.

Lajme të ngjashme