Aksioni kundër Trendafilovës, arrestohet edhe Dardan Molliqaj - NACIONALE

Aksioni kundër Trendafilovës, arrestohet edhe Dardan Molliqaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas protestës kundër vizitës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Më herët, u arrestua edhe aktivisti tjetër i kësaj partie, Nol Nushi.

Fillimisht, PSD protestoi, e më pas edhe hodhi tym të zi në drejtim të hyrjes së hotelit ku po qëndron Trendafilova.

Aktivistë të shumë të kësaj partie kanë kundërshtuar vizitën e Trendafilovas në Kosovës.

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, UÇK-ja është përpjekje për liri”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar.” - janë vetëm nga disa pankartat që aktivistët e PSD-së po i mbajnë në duar.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe Faton Klinaku i OVL të UÇK-së.

Lajme të ngjashme