Aksioni i madh kundër lojërave të fatit, Sveçla assesi të njohë rolin e prokurorisë
Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm, assesi të njohë rolin dhe angazhimin e prokurorisë, për çka në aksionin e fundit në Kosovë kundër lojërave të fatit, e veçoi vetëm Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.
Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara.
Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo.