Aksion policor në qendrat e thirrjeve “Call Center” në Prishtinë, arrestohen 14 persona - NACIONALE

Aksion policor në qendrat e thirrjeve “Call Center” në Prishtinë, arrestohen 14 persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si rezultat i nja aksioni policor të sektortit për Hetime të Krimeve Kibernetike në disa qendra të thirrjeve ‘Call Center’ në disa lagje të Prishtinës, janë arrestuar 14 persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor si shtetas i huaji.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ky hetim ka zgjatur disa muaj dhe është bërë në bashkëpunim edhe me Autoritetet Gjermane.

Sipas Prokurorisë, ka dyshim të bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes “Qendër të Thirrjeve” në Kosovë dhe përmes së cilës kanë komunikuar në telefon me shtetas të ndryshëm përfshirë edhe gjermanë.

Sipas dyshimeve, të njejtit gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime.

Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet.

Të njëjtit me këto veprime kanë kryer veprat penale ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’ nga neni 327, ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 si dhe ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar materiale të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:

– 2 vetura;

– 167 kompjuter desktop;

– 3 kompjuter laptop;

– 21 telefona mobil;

– 2 DVR;

– 2 HDD;

– 2 USB memorie;

– Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme