Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Deçan, arrestohen pesë persona - NACIONALE

Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Deçan, arrestohen pesë persona

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan, ka zhvilluar mbrëmë një aksion lidhur me dyshimet për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Gjatë aksionit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona, të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të lokalit, autoritetet kanë sekuestruar përkohësisht letra/karta loje, pesë telefona mobilë dhe 1,615 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurori i rastit pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale, përfshirë kërkesën për caktimin e masës së sigurimit.

Lajme të ngjashme