Aksion i madh në Mal të Zi, arrestohet edhe kryetari i Budvës - NACIONALE

Aksion i madh në Mal të Zi, arrestohet edhe kryetari i Budvës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, është arrestuar në një aksion të madh policor që po zhvillohet sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat malazeze, transmeton Nacionale.

Arrestimi është kryer nga forcat e Njësisë Speciale dhe Prokurorisë. Aksioni është duke u kryer në shtëpinë e kryetarit të Budvës.

Siç ka marrë vesh “Vijesti”, Bozhoviq është ende në shtëpinë e familjes dhe shtëpia e tij është kontrolluar nga anëtarë të SPO-së.

Sipas informacioneve të Vijesti, arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.

Nuk dihet ende për çfarë veprash penale dyshohet kryetari i Budvës.

Lajme të ngjashme