Aksion antidrogë në Pejë: Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë - NACIONALE

Aksion antidrogë në Pejë: Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Nabërgjan.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një prokuror nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Gjatë aksionit është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe një telefon mobil. I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit, ndërsa hetimet dhe procedurat e mëtejshme po vazhdojnë nën koordinimin e prokurorit të shtetit.

Lajme të ngjashme