Aksidentohet në Bullgari një autobus i nisur nga Serbia, 12 udhëtarë të lënduar - NACIONALE

Aksidentohet në Bullgari një autobus i nisur nga Serbia, 12 udhëtarë të lënduar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus i nisur nga Serbia ka pësuar aksident në Bullgari.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur 8 fëmijë të lënduar dhe 4 persona të rritur, 2 prej të cilëve janë të lënduar rëndë.

Autobusi, raporton media bullgare Euronews Bullgaria, ka përfunduar në një kanal.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës, dhe të lënduarit po transportohen në spitalin e qytetit, raporton RTS.

Lajme të ngjashme