Aksidentohet kamioni në Shtime, dy persona dërgohen në QKUK
Një mjet transportues, kamion, është aksidentuar në rrugën transitore në Shtime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, janë lënduar dy persona, shoferi i kamionit dhe pasagjeri.
Veseli ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Shtimes dhe më pas janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një aksident , i përfshirë vetëm një automjet trasportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Njësia e hetimeve të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes.” – thuhet në njoftim.