Aksidentohen tri automjete në rrugën Ferizaj - Kaçanik, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksidentohen tri automjete në rrugën Ferizaj - Kaçanik, lëndohen dy persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mes një kamioni, një kamionete dhe një furgoni në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, dhe si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se rruga është bllokuar pasi që kanë rënë mbeturina nga kamioni i kompanisë “Pastërtia”.

“Një aksident komunikacioni me lëndime ku janë përfshirë një kamion , një kamionetë dhe një furgon. Rruga për momentin është e bllokuar pasi qe vendi i ngjarjes ka me mbeturina që kanë rënë nga kamioni i kompanisë “Pastërtia”. Dy persona janë lënduar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme