Aksidenti përfundon me grushta në Prishtinë, pesë persona dërgohen për trajtim mjekësor - NACIONALE

Aksidenti përfundon me grushta në Prishtinë, pesë persona dërgohen për trajtim mjekësor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë përfunduar me lëndime trupore pasditen e sotme në Prishtinë, pasi një aksident trafiku degradoi në dhunë fizike.

Incidenti ka ndodhur në rrugën "Mon Balaj" rreth orës 18:00. Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat se të gjithë personat e përfshirë në rrahje kanë marrë trajtim mjekësor.

Njësia e Trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e nevojshme hetimore.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, tha Pllana për Klankosova.tv

Lajme të ngjashme