Aksidenti në Shkup: Tri gra të vdekura, vazhdojnë kërkimet për personin që ra në Vardar
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të vdekur tri gra, ndërsa një fëmijë është shpëtuar, i cili tashmë po mjekohet në një klinikë në Shkup.
Në veturë dyshohet të kenë qenë pesë persona. Siç raporton TV 21, kërkimet për një person vazhdon edhe më tutje. Ai dyshohet të ketë qenë vozitësi i veturës.
“Në orën 18:00 nga SPQ “Shën. Naum i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Tigri kanë nxjerrë automjetin “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur” – njofton Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriu.