Aksidenti në Koshtovë, vdes një grua 53-vjeçarje - NACIONALE

Aksidenti në Koshtovë, vdes një grua 53-vjeçarje

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Spitali Rajonal i Mitrovicës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë gruaja 53-vjeçarje e cila është aksidentuar sot në fshatin Koshtovë të Mitrovicës

Sipas Klan Kosovës, spitali ka treguar se vdekja është konstatuar në orën 16:30.

“Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, është thënë në njoftimin e Spitalit.

Lajme të ngjashme