Aksidenti në Gjilan: Policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur - NACIONALE

Aksidenti në Gjilan: Policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Nacionale se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:12, në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se kamioni ishte i përfshirë në një aksident trafiku, më një veture të llojit pikap.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por përkundër ndihmës së dhënë nga mjekët, ai nuk ka mbijetuar..

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture të llojit pikap, me tabela vendore. Me këtë rast, Drejtuesi i kamionit e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pas pas një distance të konsiderueshme, përplaset për një muri skaj rruge”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. /Nacionale

Lajme të ngjashme