Aksidenti me fatalitet afër MAShT-it: Një vit burgim për shoferen e cila goditi semaforin - NACIONALE

Aksidenti me fatalitet afër MAShT-it: Një vit burgim për shoferen e cila goditi semaforin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e ka dënuar shoferen me inicialet Y.B me 1 vit burgim, dhe dy vjet ndalesë për vozitje.

E njëjta akuzohet për vdekjen e një të riu në aksidentin afër Ministrisë së Arsimit.

Aty, semafori kishte rënë dhe e kishte goditur këmbësorin.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të enjten, gjyqtari Driton Berisha, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjyqtari Berisha njoftoi se të akuzuarës Berisha në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtepiak.

Lajme të ngjashme