Aksidenti i tmerrshëm që la të vdekur 2 persona – djali i lënduar pritet t’i nënshtrohet operacionit
Gjatë orëve të hershme të mengjesit, Podujeva dhe Kosova u trondit nga një aksident i tmerrshëm, i cili la të vdekur dy persona.
Burrë e grua, mbetën të vdekur, derisa dy fëmijët aksidentit i shpëtuan vetëm me lëndime.
Mjekët në QKUK, kanë konfirmuar për Gazetën Nacionale se njëri nga fëmijët, djali, pritet t’i nënshtrohet një operacioni ortopedik.
“Fëmijët janë transferuar, djali në klinikën e ortopedise, ndërsa vajza është transferuar në klinikën e Nerurologjisë. Gjendja vazhdon të jetë stabile, por pa permirsime të dukshme.” Ka thënë për Gazetën Nacionale, Drejtori i Emergjencës së QKUK-së Naser Syla.