Aksidenti i rëndë në Ferizaj - NACIONALE

Aksidenti i rëndë në Ferizaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në rrugën “Vellezerit Gervalla” në Ferizaj sonte ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku janë përplasur një motoçikletë dhe një veturë.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime.

Lajmin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Rajonit të Ferizajt.

“Sonte rreth orës 22:20 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lendime, ku të përfshirë janë një automjet dhe një motoçikletë, ku motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve është duke e hetuar rastin” - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme