Detaje: Aksident trafiku në Zveçan, vdes një zyrtar policor
Një zyrtar policor ka humbur jetën në një aksident trafiku të mërkurën në Zveçan.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni, teksa shoferi i kamionit është arrestuar.
Njoftimi i PK-së:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Zveçan 28.09.2022 – 12:25. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës mashkull kosovar (zyrtar policor) ka vdekur. Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.