Aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, policia jep detaje
Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas tij, nga ky aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.