Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tetë persona
Dy vetura janë aksidentuar mbrëmë pas mesnatës në Prishtinë. Si rrjedhojë lëndime trpore kanë marrë tetë persona. Aksidenti sipas policisë së Kosovës ka ndodhur pas orës 02:00 të mesnatës.
Detaje për këtë aksident ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” tha Ahmeti.