Aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Leshan të komunës së Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:00, policia është njoftu për aksident tafiku në fshatin Leshan në rrugën magjistrale Pejë- Prishtinë. Në aksident janë të përfshime dy vetura, ndërsa tre persona janë dërgu në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekut të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, njëri është i lënduar më rendë por edhe ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar ai.