Aksident trafiku në Kopiliq të Skenderajt, vdes këmbësori 75-vjeçar - NACIONALE

Aksident trafiku në Kopiliq të Skenderajt, vdes këmbësori 75-vjeçar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Policia ka bërë me dije se pasoj e këtij aksidenti ka vdekur një këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme