Aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës, vetura përfundon jashtë rruge
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës sot rreth orës 18:43 në fshatin Dollc të komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Nacionalese bëhet fjalë për një vetaksident dhe se shoferi ka pësuar lëndime, për çka është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 18:43, Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Dollc, Komuna e Klinës, saktësisht në magjistralen Pejë-Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se shoferi ka pësuar lëndime. Ai është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Në vendngjarje ndodhen edhe hetuesit policorë, të cilët po merren me rastin.” – tha Fadil Gashi, zedhenes i Policise per rajonin e Pejes