Aksident te “Rrethi i Spitalit” në Prishtinë, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana