Aksident në Vushtrri, vdes një 27-vjeçar
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrië.
Si pasojë, ka vdekur një këmbësor 27-vjeçar.
Policia ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
“Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore” – thuhet në njoftim.