Aksident në rrugën Podujevë- Prishtinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutave në rrugën Podujevë- Prishtinë, saktësisht në Vranidoll.
Të lënduar gjatë këtij aksidenti janë tre persona.
Lajmin e kanë konfirmuar nga policia, duke thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme”, tha Daut Hoxha për gazetën.